DYLON

Policia sekuestron një shumë të madhe bankënotash që dyshohet të jenë të falsifikuara

Policia sekuestron një shumë të madhe bankënotash që dyshohet të jenë të falsifikuara
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) ka pranuar informacione nga Dogana e Kosovës për një pako të dyshuar, e cila përmes postës nga Turqia ishte dërguar për në Kosovë, saktësisht në Mamushë.

Në këtë pako dyshohej se kishte ‘para’ që mund të ishin të falsifikuara. DHKEK në koordinim me Prokurorinë e Shtetit ka zbatuar masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit dhe kjo pako ka qenë nën masat e vëzhgimit deri në destinacionin e caktuar.

EkoHigjiena

Më, 02.04.2021 rreth orës 14:30 sipas procedurave kjo pako është tërhequr nga posta në Mamushë nga personi për të cilin ishte destinuar, i cili ishte në shoqëri edhe të disa personave të tjerë. Më pastaj, policia ka reaguar dhe të gjithë personat qe janë ndërlidhur me ketë rast janë arrestuar ne flagrancë. 

Si provë materiale, hetuesit policorë kanë sekuestruar 375,000.00 (treqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) euro, bankënota nga 100 euro dhe 50 euro, si dhe 6 (gjashtë) telefona celular të personave të dyshuar. 

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH-Prizren, 5 (pesë) persona të dyshuar  dërgohen në mbajtje, kurse 1 (një) lirohet në procedurë të rregullt. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.