Kf.Feronikeli, kampion i Kosovës në futboll sezonin e kaluar po vazhdon rrugëtimin në garat evropiane. Sfidën vendimtare për kualifikimin e mëtejmë apo eliminimin nga Europa Ligue e ka sonte në Prishtinë ndaj Slovan Bratislava.
Kjo është ndeshja kthyese, pasi Feronikeli tanimë ka zhvilluar ndeshjen e parë të rundit të dytë në Ligën e Evropës përballë Bratislavës, ku pësuan humbje në ndeshjen e parë me rezultat të ngushtë 2:1.
Por, goli si mysafir nga Mendurim Hotit ka lënë në shpresë Feronikelin për kalimin tutje.
Dueli do të luhet në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. Feronikelit i mjafton një rezultat 1:0 në mënyrë që të kalojë në fazën tjetër.