Kryendeshja e javës së fundit për të mos thënë më e rëndësishmja e vitit, do të zhvillohet këtë javë në Drenas. Prishtina është mysafir i Feronikelit në ndeshjen e xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në futboll.
Por, problem i kësaj ndeshje do të jetë stadiumi në Drenas, i cili është në ndërtim e sipër nuk i plotëson kushtet për dy tifozëri pasi ka vetëm një tribunë. Kështu, pritet që Prishtina në këtë ndeshje do të jetë pa asnjë shikues.
Këtë e ka konfirmuar edhe një zyrtar i klubit të Feronikelit duke thënë që stadiumi nuk i plotëson kushtet për një tifozëri mysafire.
Kujtojmë se Feronikeli fiton titullin me fitore ose barazim derisa Prishtinës i kryen punë vetëm fitorja.
Kjo ndeshje që do të përcaktoj fatin e titullit kampion të Kosovës luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, të dielën nga ora 16:00.