Feronikeli është mysafir i Slovan Bratislavës në ndeshjen e rrethit të tretë të Europa League. Kampionët e Kosovës janë në disavantazh 2-0.
Tifozët vendas kanë zbuluar banere me shkrime kundër Kosovës, ku shihet harta e Republikës së Kosovës me flamur të Serbisë, ndërsa disa të tjerë kanë veshur bluza me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’.
Kujtojmë se trajneri dhe dy futbollistë të Bratislavës nuk pranuan të luajnë në këtë ndeshje pasi janë me nacionalitet nga Serbia dhe ky shtet kërkoi që të bojkotohet loja ndaj Feronikelit.