Bebe Rexha promovon ushqimin shqiptar, tregon recetën për speca me gjizë

Bebe Rexha promovon ushqimin shqiptar, tregon recetën për speca me gjizë

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha pasi publikoi videon ku shihet duke vallëzuar për mrekulli me “Vallen e Rugovës”, ajo vendos të tregoj një traditë tjetër të shqiptarëve.

Kësaj radhe ajo ndanë me ndjekësit e saj në Instagram një video teksa promovon ushqimin tradicional shqiptar ‘speca me gjizë’.

Këngëtarja tregon që ky ushqim është i preferuari i saj dhe përveç në gjuhën angleze, ajo e thotë edhe në atë shqipe: speca me gjizë.

“Ok, ju mund të thoni se çfarë është ky? Ky është një ushqim shqiptar, që quhet speca me gjizë ose speca me djathë si të doni. Shërbehet me bukë të freskët dhe më besoni, është nga ushqimet më të mira që mund t’i shijoni në jetën tuaj”, thotë Bebe teksa shfaq në videon ushqimin.

Më pas ajo ka ndarë me gjithë ndjekësit e saj edhe recenten se si gatuhet ky ushqim shqiptar, duke treguar përbërësit me radhë.

 

KOMENTE