Feronikeli ka pësuar humbje me rezultat 1-2 kundër Slovan Bratislavës në ndeshjen e parë të fazës së tretë kualifikuese të Europa League.
Kampionët e Kosovës për kundër humbjes bënë një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë ndeshjes, që jep shpresë për lojën kthyese në Kosovë.
Golin e vetëm për Feronikelin e shënoi Mendurim Hoti pas një aksioni mirë të organizuar në minutën e 67-të.
Ndeshja e kthimit zhvillohet me 30 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.