Feronikeli shpallet kampion i Ipko Superligës së Kosovës për edicionin 2018/2019. “Industrialistët” e ngritën trofeun faqebardhë, pasi mposhtën rivalin direkt Prishtinën në ndeshjen vendimtare me rezultat minimal 1:0.
Albutrint Morina ishte autori i vetëm i golit në këtë ndeshje për “Industrialistët” që mbyllin kampionatin me 80 pikë. Për Feronikelin ky është titulli i tretë në histori, ndërkohë që Prishtina duhet të kënaqet me vendin e dytë për herë të tretë rradhazi.
Flamurtari, Ballkani dhe Drenica sigurojnë ‘biletën’ e qëndrimit në Superligë vetëm në javën e fundit.
Trepça ’89 dhe Gjilani janë dy skuadra që do luajnë ndeshjen e barazhit për këtë edicon. Ferizaj përfundon në vendin e pestë dhe merr pesë mijë eurot e merituara nga FFK për plasmanin.