DYLON

Gjilani në barazh, Ferizaji ia merr 3 pikët e fundit

Gjilani në barazh, Ferizaji ia merr 3 pikët e fundit
Avatar photo Elife Sherifi

Ndeshja e javës së 31-të mes Ferizajit e Gjilanit, nxori fitues vendasit 2:1. Ndeshja e fundit la Gjilanin në barazh në luftën për mbijetesë në Superligë.

Ndonëse, Gjilani ishte në avantazh me golin e realizuar nga Wilber Perez, pjesa e dytë elektrizoi vendasit.

Ferizaji riktheu lojën në favor të tij vetëm për dhjetë minuta, duke realizuar dy gola përmes Qëndrim Dautaj dhe Dardan Çerkinit.

EkoHigjiena

Me këtë fitore Ferizaji e mbyll sezonin në vendin e pestë dhe siguroi  pesë mijë eurot e merituara nga FFK për plasmanin.

Në anën tjetër, Gjilani me këtë humbje është në fund të tabelës dhe do të luftojë në ndeshjet direkte për të mbetur në Superligë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.