Feronikeli ka mposhtur skuadrën nga Prizreni, A&N, me rezultat 5-0, për ta fituar ndeshjen e 1/8-ës së finales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.
Ndeshja që u zhvillua në Drenas duket të ketë qenë e lehtë për futbollistët vendas po ta shohësh rezultatin, por jo edhe për të zhvilluar ndeshjen, shkruan 2LONLINE.com.
Të paktën, kështu duket në fotografitë e fundit të publikuara nga kampioni në fuqi, Feronikeli, të stadiumit “Rexhep Rexhepi”, ku u zhvillua ndeshja sot.
Terreni duket i shkatërruar, me pak bari dhe ‘puseta’ të baltës. Thuajse të gjithë futbollistët shihen të ‘lyer’ me baltë, ndërsa dëmet e terrenit vërehen më tepër pranë golit./2LONLINE.com/.