FC Feronikeli ka fituar miqësoren e së hënës, të zhvilluar kundër skuadrës nga Maqedonia, FC Shkupi. Ndeshja u zhvillua në Antalia të Turqisë në kuadër të përgatitjeve të cilat po i zhvillojnë.
Ndeshje e hapur u zhvillua gjatë gjithë kohës, me raste të shumta shënimi, mirëpo goli i vetëm erdhi nga Mendurim Hoti, që u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Formacioni startues: Florjan Smakiqi; Lapidar Lladrovci, Ilir Berisha, Përparim Islami, Lorent Shala; Besmir Bojku, Albert Dabiqaj; Simon Loshi, Kristi Kullaj, Jean da Silva; Mevlan Zeka.
Kurse gjatë pjesës së dytë, në lojë u futën edhe: Yll Hoxha, Astrit Thaqi, Keith Groeneveld, Ardi Qorri, Cem Barlik e i rikthyeri pas një kohe të gjatë, Met Millaku.