Feronikeli është skuadra e fundit që merr biletën e gjysmëfinales së DigitAlb Kupës së Kosovës. Feronikeli në kuadër të çerekfinales eleminoi skuadrën e Lirisë në Prizren me rezultat të pastër 2-0.
Por, kjo fitore e kampionëve në fuqi erdhi vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.
Besmir Bojku dhe Mendurim Hoti shenuan në stadiumin “Përparim Thaçi”, duke kontribuar për kalimin tutje të Feronikelit në fazën tjetër të garave.
Feronikeli i bashkohet kështu Prishtinës, Drenicës dhe Ballkanit në gjysmëfinale.