Kampioni Feronikeli dhe nënkampioni Prishtina do ta prezantojnë Kosovën në gara evropiane këtë vit. Të dyja klubet iu kanë besuar trajnerëve aktuale, Zekerija Ramadanit dhe Mirel Josës.
Feronikeli në ditët e fundit ka arritur t’ia rinovojë kontratat gjashtë lojtarëve kryesorë si: Kastriot Rexha, Yll Hoxha, Përparim Islami, Astrit Fazliu, Mendurim Hoti dhe Arbër Prekazi.
Pozita që po kërkohet lojtarë janë mesfusha, por edhe një portier. Argjend Malaj, Mentor Zhdrella, Endrit Krasniqi, janë emrat që pëlqehen.
Në anën tjetër Prishtina sa i përket lojtarëve i ka punët më mirë, pasi shumë nga ta kanë kontrata.
Armend Thaqi, Meriton Korenica, Leutrim Bekteshi, Argjend Mustafa, që erdhën gjatë verës, kishin nënshkruar për dy vite.
Klubi bardhëealtër ka rinovuar me Ahmet Halitin dhe Diar Miftaraj, ndërsa nuk ka vazhduar me Arago Jamalin dhe Alen Jasharovskin.
Pritet që Armend Dallku të vazhojë me Prishtinën, ndërsa pa kontratë është portieri Visar Bekaj.
Prishtina po punon që të përforcohet në të gjitha pozitat, ku mesfusha dhe sulmi mbeten pikat më të rëndësishme.