Feronikeli këtë javë ballafaqohet me Gjilanin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas në kuadër të javës së dhjetë.
Qendër mbrojtësi Arbër Prekazi ka zgjatur muskulin dhe nuk do të jetë i gatshëm për lojë. Por lajm i mirë për kampionin aktual është rikhtimi i kapitenit Lapidar Lladrovci që kë 1 muaj pa ndeshje.
Në anën tjetër, Gjilani ka 2 pikë më tepër se “Nikli” dhe gjendet në vendin e 3-të në tabelë me 18 pikë dhe sivjet synim është garimi në arenën ndërkombëtare.
“Skifterat” do të jenë të hendikepuar në këtë ndeshje pasi do të mungojnë tre futbollist të rëndësishëm. Ylli Shameti, Oltion Rapa edhe Kushtrim Shabani.