Në kuadër të projektit Aftësitë për Punësim Rural (APR), financuar nga Helvetas Intercooperation në bashkëpunim me komunën e Vitisë, janë shpërndarë sot mjete punë për fermerë të kësaj komune.
Me këtë rast, kanë përfituar 234 fermerë të cilëve I’u janë dhuruar 84 makina mjelëse për lopë, 20 makina mjelëse për dhi, 30 rezervuare për ujitje për ata që posedojn serra prej 2 ari, 60 gërshërë për krasitje të pemëve, si dhe 40 makina për qethjen e deleve.
Në këtë solemnitet të pranim dorëzimit të këtyre mjeteve, ishte edhe zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, i cili ndër të tjerash I ka uruar ata që ky donacion të ndikoj në përmirësim të kushteve, njiherit edhe ka theksuar se Institucionet komunale do të jenë të përkushtuara në investime të tjera në të ardhmen.