Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Kamenicës, këtë vit ka përkrahur fermerët ne farë gruri dhe me pleh artificial.
Gjithësej 48 fermerë kanë përfituar nga ky projekt, të cilëve u janë shpërndarë 10,500 kg me farë gruri dhe 12,500 kg pleh artificial.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, tha se pë herë të parë po ndodh mbështetja e fermerëve me pleh artificial.
“Përkrahja për fermerët në të ardhmen do të vazhdojë me mekanizëm bujqësor”, ka thënë Kryetari Rahimaj.
Edhe Drejtori i Bujqësisë, Shpend Morina, duke uruar fermerët përfitues, tha se u dëshiron të mbjella të mbara dhe rendimente sa më të larta të grurit. /2LONLINE/