DYLON

QKUK: Zvogëlohet lista e pritjes për Rezonancë Magnetike (MRI)

QKUK: Zvogëlohet lista e pritjes për Rezonancë Magnetike (MRI)
Avatar photo Redaksia

Bazuar në raportin e Klinikës së Radiologjisë, është zvogëluar lista e pritjes për raste ambulantore për Rezonancë Magnetike (MRI), në vetëm 3 muaj e gjysmë, nga më shumë se një vit sa ishte më parë, përderisa për pacientët e shtrirë në klinika, nuk ka fare listë të pritjes, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Bazuar në raportin 9- mujor të punës, në Klinikën e Radiologjisë janë kryer 9 mijë e 683 Rezonanca Magnetike, 23 mijë e 751 pacientë në Tomografi të Kompjuterizuar (CT).

EkoHigjiena

Brenda muajit, në Klinikën e Radiologjisë, kryen 12 mijë e 500 deri në 14 mijë ekzaminime të ndryshme diagnostike për pacientët.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, aktualisht ka në funksion 3 Rezonanca Magnetike, gjë që ka mundësuar që të bëhet reduktimi i listave të pritjes.

Këtë reduktim e ka ndihmuar edhe instalimi i aparatit të Rezonancës Magnetike në Spitalin e Pejës, , njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.