Një studim ka konfirmuar se një zgjedhje e reduktuar e numrit të lojërave në dispozicion, përmirëson imagjinatën dhe aftësinë e përqendrimit tek fëmijët.
Duke pasur më pak lodra për të zgjedhur, ka një ndikim pozitiv në imagjinatën e fëmijëve, duke i shtyrë që të përqendrohen në gjetjen e mënyrave më krijuese për të luajtur.
Për të demonstruar teorinë e “më pak, është më shumë” një studim i kohëve të fundit i botuar në revistën “Infant Behavior and Development” u zhvillua duke marrë 36 fëmijë të moshave 18 dhe 30-muajsh. Ata u analizuan në dy sesione në lojëra të veçanta, nga 30 minuta secila, ku grupit të parë të fëmijëve iu dhanë 16 lojëra në dispozicion dhe tjetrit grup vetëm 4 lojëra.
Rezultatet treguan se zakonet e lojrave të ndryshme, në varësi të numrit të lodrave, i çoi pjesëmarrësit për të bashkëvepruar për një periudhë më të gjatë kohore me një lodër të vetme dhe të përdorin instinktet e tyre krijuese për të hartuar “lojën”. Fëmijët që kishin më pak lodra në dispozicion zhvilluan më tej aftësitë e tyre njohëse duke i bërë ata të interesuar vërtet në lojë.