DYLON

FSK-ja mbanë ligjërata në shkollat fillore për vetëdijesimin e nxënësve ndaj mjeteve të pashpërthyera

FSK-ja mbanë ligjërata në shkollat fillore për vetëdijesimin e nxënësve ndaj mjeteve të pashpërthyera
Avatar photo Redaksia

Në disa nga shkollat fillore të komunës së Prishtinës, Klinës dhe Malishevës, instruktorë të Kompanisë së Deminimit të FSK-së, edhe këtë vit, që nga 20 shkurti 2019, kanë filluar mbajtjen e ligjëratave rreth vetëdijesimit të nxënësve nga rreziku i mjeteve të pashpërthyera.

Këto ligjërata po realizohen në bazë të planit të Departamentit për Bashkëpunim Civilo- Ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes me drejtoritë e arsimit të të gjitha komunave të Republikës së Kosovës.

Ligjëratat e para për këtë vit u realizuan në Shkollën Fillore “Tre Dëshmorët” në fshatin Jashanicë e Ulët, dhe në paralelen e saj në Jashanicë të Lartë, në komunën e Klinës. Interesimi i nxënësve ishte jashtëzakonisht i lartë për të marrë njohuri për llojet e mjeteve të pashpërthyera, rrezikun nga to, si dhe veprimin e procedurave standarde në rastet kur hasin në to.

EkoHigjiena

Instruktorët e deminimit aktivitetin për vetëdijesimin e nxënësve nga rreziku i mjeteve të pashpërthyera do ta vazhdojnë nëpër shkollat e Republikës së Kosovës, deri më: 4 mars 2019.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.