Duke u bazuar në rëndësinë e arsimimit të fëmijëve, Drejtoria Komunale e Arsimit do të mundësoj qasje për arsimim, në shkollat tona, për fëmijët nga Shqipëria të strehuar në Komunën e Gjilanit. Kështu ka bërë me dije, Nazim Gagica, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA).
“Fëmijët nga Shqipëria të strehuar në Gjilan duhet të kenë mundësi për t’u arsimuar, për kohën sa qëndrojnë në Komunën e Gjilanit dhe nuk duhet të humbin asnjë ditë të mësimit”, ka thënë Gagica, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Në kuadër të identifikimit të fëmijëve të strehuar, pikë kontakti për qytetarët do të jetë Drejtoria e Arsimit dhe shkolla më e afërt ku janë të strehuar familjet.