FC DRITA po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 29-të të ECA-së, e cila po mbahet në Budapest të Hungarisë me datë 27 dhe 28 mars, njofton faqja zyrtare e klubit.
Në këtë asamble u shënua 15 vjetori i themelimit të këtij organi pranë Asociacionit të Klubeve Evropiane, e ku klubi jonë po merr pjesë për të pestin vit radhazi si anëtar me te drejta të plota në këtë asociacion.
FC Drita po përfaqësohet nga menaxheri i klubit, Jetmir Salihu, e ku në këtë asamble do të do të nënshkruhen disa marrëveshje në mes të ECA dhe FIFA-së.
Nga marrëveshjet e reja do të përfitojnë qindra klube në mbarë botën dhe jo vetëm ECA, me më shumë të ardhura dhe më shumë mbrojtje të lojtarëve.
Klubet gjithashtu do të punojnë shumë më ngushtë me FIFA-n dhe Konfederatat në kalendarin ndërkombëtar të ndeshjeve.
Pjesëmarrje të këtij niveli janë të rëndësisë së veçantë në promovimin e klubit dhe për krijimin e raporteve me klubet elitare evropiane. /2LONLINE/