DYLON

Policia dhe Dogana zbulojnë një punëtori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit

Policia dhe Dogana zbulojnë një punëtori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit
Avatar photo Redaksia

Si rezultat i realizimit të hetimeve të përbashkëta të Policisë së Kosovës, konkretisht Sektorit për hetimin e krimit të organizuar të PK-së me Doganën e Kosovës dhe me autorizim të organeve të drejtësisë sot në Viti-rajoni i Gjilanit është kryer një operacion i bastisjes dhe kontrollit ndaj automjeteve dhe pronave të disa personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit është hasur në sasi të konsiderueshme të duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit.

EkoHigjiena

Autoritetet kanë sekuestruar mallin dhe pajisjet, si dhe janë ndaluar disa persona të dyshuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Kontarbandim me mallra”, “tregti e ndaluar dhe “shmangia e pagesave dhe tarifave të detyrushme doganore”.

Veprimet e metejme janë në proces dhe po kryhen në koordinim të plotë me Prokurorinë kompetente dhe Doganën e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.