”Sot në javën e 16-të të Albi Mall Superliga, zëvendës kapiteni i ekipit Besnik Krasniqi arriti ndeshjen e 100-të me klubin në të gjitha garat”, thuhet në një njofitm zyrtar të FC Drita.
Drejtori gjeneral i klubit, Feti Murseli u përkujdes që para ndeshjes ta uroj zv.kapitenin Krasniqi me simbolikën e numrit të ndeshjeve jubilare në klub.
“Edhe shumë ndeshje me ne Besnik Krasniqi dhe shumë suksese së bashku”, thuhet në urimin e klubit bardh e kaltër. /2LONLINE/