DYLON

Ka ndërruar jetë profesori Jakup Mehmeti

Ka ndërruar jetë profesori Jakup Mehmeti
Avatar photo Redaksia

Ka ndërruar jetë ish-profesori i gjeografisë dhe ish-zëvendësdrejtori Jakup Mehmeti. Lajmin e kane bërë familjarē të të ndjerit.

Drejtori i Gjimnazit “Xhavti Ahmeti”, në Gjilan, Bekim Mustafa, i ka shpreh ngushëllime familjes Mehmeti

EkoHigjiena

E nderuara familje Mehmeti!
Të nderuar kolegë!

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen fizike të profesor Jakup Mehmetit dhe bashkëndjejmë dhimbjen me familjen e miqtë.

Profesor Jakup Mehmeti ishte një kontribues i jashtëzakonshëm në arsimimin e brezave si mësimdhënës dhe si pjesë e strukturave drejtuese në Gjimnaz. Ai ishte një mik i mirë i yni, prandaj ndarja fizike shënon dhembje e mungesë edhe për ne në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti”. Ai do të vazhdojë të jetojë në kujtimet tona si profesor e mik i yni.

Ngushëllime për familjen, miqtë e kolegët në emër të Gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti ” në Gjilan!
I përjetshëm kujtimi e nderimi!

Bekim Mustafa,
Drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.