FC Drita ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djathtë Besnik Krasniqi.
Marrëveshja është arritur sot ku në ambientet e klubit lojtari është prezantuar nga drejtori sportiv, Valon Zymberi i cili i dëshiroi suksese Krasniqi.
“Besniku ka qenë pjesë e shumë ekipeve nga Kosova dhe Shqipëria dhe së fundmi ishte pjesë e Prishtinës”, ka bërë me dije FC Drita. /2LONLINE/