DYLON

Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq
Avatar photo Redaksia

Në margjina të Samitit të Demokracisë së Evropës Juglindore, i cili po mbahet në Mal të Zi, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në këtë takim, Presidentja Osmani dhe kryeministri Abazoviq kanë diskutuar për raportet bilaterale në mes të dy shteteve dhe mundësitë për avancimin e mëtutjeshëm të tyre.
 
Presidentja Osmani ka thënë se Kosova e vlerëson dhe e përkrah bashkëpunimin me Malin e Zi në të gjitha fushat, duke theksuar edhe mundësinë për shkëmbim të përvojave për procesin e integrimit evropian.  Më tej, Presidentja Osmani ka kërkuar përkrahjen e qeverisë së Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës në vecanti, si dhe në organizata ndërkombëtare në përgjithësi.
 
Presidentja Osmani dhe Kryeministri Abazoviq theksuan edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit në mes të vendeve të rajonit e me këtë rast. Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërtuar mbi premisat e barabarësisë dhe gjithpërfshirjes, si dhe faktin se Kosova përkrahë vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të procesit të Berlinit. Ndërlidhur me zhvillimet në Evropë si pasojë e luftës në Ukrainë, dy liderët diskutuan edhe për rëndësinë e vazhdueshme të koordinimit të veprimeve me Bashkimin Evropian në raport me agresionin rus në Ukrainë.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.