Dueli i javës së 20-të në Superligën e Kosovës do të jetë njëri ndër më të rëndësishmit për Ballkanit këtë edicion, pasi që udhëton në kryeqytet për t’u përballur me Prishtinën.
‘Portokallinjtë’ kanë kërkuar mbështetjen e tifozërisë nga Theranda për këtë ndeshje, e cila tashmë ka marrë terminin e së shtunës nga ora 17:00.
Përmes faqes zyrtare FC Ballkani u ka bërë thirrje tifozëve të vet që të jenë sa më shumë në numër në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Suhareka jonë e dashur,dhe ju simpatizantë të klubit tonë.
Të shtunën në Prishtinë e kemi lojën më vendimtare të kampionatit ku takohemi me FC Prishtinën.
Ju ftojmë të jeni sa më shumë në numër ta përkrahim klubin e qytetit.Ftojmë edhe studentët suharekas të cilët gjenden në Prishtinë të shtunën të vijnë në stadium dhe të përkrahin skuadrën e qytetit.
Na priftë e mbara drejt suksesit historik
Forca Suharekë
Forca Xhebraila
Forca Luanët tanë”, thuhet ne njoftim.
https://www.facebook.com/Ballkani1947/videos/2965802160138875/