DYLON

Reagon edhe Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës për rastin e futbollistit serb

Reagon edhe Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës për rastin e futbollistit serb
Avatar photo Elife Sherifi

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës ka reaguar në faqen zyrtare në lidhje me rastin e futbollistit, Ilija Iviq, i cili mori kërcënime në Beogradi dhe filluan masat e represionit ndaj familjes së tij.

Përmes një shkrese SHMDFK e quan si të paarsyeshme reagimet nga serbët, pasi që është e drejtë e secilit futbollist të zgjedh se për cilin ekip nacional dëshiron të luajë.

“Në si Shoqatë reagojm ashpër ndaj përfshirjes së politikës në Sport dhe i dalim në mbrojtje lojtarit me kombësi serbe Ilija Ivic. Ne i shohim të paarsyeshme reagimet dhe kërcënimet nga mediat dhe zyrtar serb ndaj tij dhe familjes së tij. Është e drejtë e secilit futbollist te zgjedh se për cilin ekip mbrenda kampionatit të Kosovës si dhe për cilen përfaqësuese dëshiron te paraqitet”, thuhet në kumtesë.

EkoHigjiena

Kujtojmë që babi i Ilijas dhe e ëma u larguan nga puna nga Komuna e Graçanicës, vetëm se ky i fundit e zgjodhi Kosovën për ta prezantuar si shtet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.