DYLON

Ndonëse dy herë në avantazh, Drita nuk i ndali dot pikët për vete, por i ndau ato me Ballkanin

Ndonëse dy herë në avantazh, Drita nuk i ndali dot pikët për vete, por i ndau ato me Ballkanin
Avatar photo Redaksia

Derbi i javës së 15- të të Superligës së Kosovës në futboll, në mes të FC Drita dhe FC Ballkani, u përmbyll pa fitues,  pasi të dyja këto ekipe pretendente kryesore për titull kampioni i ndanë pikët, pasi luajtën baras 2 – 2.

Ndonëse,  Drita  dy herë ishte në avantazh, nuk i a doli t’i ndalë të tria pikët për vete, por i ndau me Ballkanin.   Skuadra gjilanase ishte e mirë dhe me pak fat mund  edhe të fitonte ndeshjen pasi pati raste shënimi, edhe kur avanconte 2 – 1, por se fati sportiv dhe rregulla e pashkruar e  futbollit që kur nuk shënon, ndëshkohesh, andaj  erdhi edhe deri te epilogu i ndeshjes, barazimi 2 me 2.

EkoHigjiena

Megjithatë, skuadra bardhekaltër e cila po e kryeson tabelën e klasifikimit me 31 pikë nga 15 xhiro, ruan diferencën prej 4 pikësh, ndaj Ballkanit që është e dyta me 27 pikë, por që i ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje, për shkak të lojërave në garat evropiane.

Përndryshe,  kur jemi te ndeshja e sotme,  të dyjat pjesë përfunduan 1 me 1. Drita avanconte e Ballkani barazonte. Golashënues për Dritën, Besnik Krasniqi (12’ – penalltia)  e Marko Simonovski (49’), ndërsa për Ballkanin, Albin Berisha (23’) e Albion Rrahmani (75’).   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.