DYLON

Thaqi: Nesër ndeshje derbi, vendosin detajet

Thaqi: Nesër ndeshje derbi, vendosin detajet
Avatar photo Redaksia

Xhiroja e 24-të sjell derbin FC Ballkani – FC Drita, ndërsa për këtë ndeshje foli edhe vet kryetrajneri, Arsim Thaqi dhe futbollisti, Benjamin Agyare.

Trajneri Thaqi fillimisht e vlerësoi lartë ndeshjen e kësaj jave, duke thënë se po takohen dy skuadrat më cilësore që jo rastësisht janë në kreun e tabelës.

EkoHigjiena

FC Drita ka bërë përgatitjet e kërkuara, ndërsa sipas trajneri, Arsim Thaqi kërkohet durim dhe maturi.

“Ndeshjet kur ekipet janë cilësore, të nivelizuara ndeshjen e vendosin detajet. Ne kemi marrë masat me ekipin kemi punu në atë drejtim, që mos t’ia lëmë rastit dhe eventualisht t’I shfrytëzojmë rastet e mira që na krijohen dhe ta arrijmë fitore që do të na kthente në pozitën e parë. Nuk është ndeshje e lehtë, sepse edhe Ballkani ka bërë ndeshje të mira, kemi përafërsisht cilësitë e barabarta dhe duhet të kemi edhe durimin e duhur që të vendosim ndeshjen nga një moment i caktuar”, theksoi Thaqi.

Kurse, futbollisti Benjamin Agyare tha se atmosfera në grup është e mirë dhe beson në shpirtin e skuadrës.

“Unë mendoj se nesër nuk është ndeshje e lehtë, një ndeshje derbi por nëse na shihni si ushtrojmë e kuptoni se cdo gjë po shkon si duhet. Nesër do të jetë ndeshje e madhe dhe për këtë unë besoj te bashkëlojtarët, besoj të trajneri dhe shpresoj të fitojmë. Une pash sot në stërvitje secili ishte i lumtur, unë shoh shpirt te secili për këtë shpresoj që do të fitojmë nesër”, theksoi Agyare.

Sa i përket formës së lojtarëve dhe ekipit në përgjithësi, sulmuesi Marko Simonovski nuk është i gatshëm për këtë ndeshje.

“Në qoftë se te skuadrat tjera është një futbollist që shënon, DRITA ka lojtarë në fazën e sulmit që shënojnë qoftë Selmani, Baftiu, Ajzeraj, Kryeziu apo Arditi. Janë një grup i lojtarëve me cilësi ofanzive, kanë cilësi individuale të jashtëzakonshme mirëpo lojtari që krijon hapësirë dhe që janë mësu me lujt me të është Simonovski dhe mungesa e tij po shkakton konfuzion. Do ta kemi durimin deri në rikuperim dhe momentin që kthehet do ta kemi më të qartë repartin e sulmit”, potencoi Thaqi.

Trajneri i Dritës foli pak edhe për ndeshjen e derbit lokal që vjen xhiros tjetër, per cka tha se jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme.

“Lojtarët e Dritës janë mësuar me ndeshje derbi qoftë për t’u bërë kampion, dal në Evropë apo edhe derbi lokalë. Kanë eksperiencën e duhur, cilësinë e mjaftueshme dhe dijnë t’i menaxhojnë qoftë emocionet qoftë pjesën profesionale. Ne jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme, pastaj sigurisht edhe te derbi”, përfundoi Thaqi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.