Drejtoria e Gejodezi, Kadastër dhe Pronë në Gjilan i ka shqyrtuar me sukses 6103 kërkesa të qytetarët në vitin 2019, prej 6232 sa kanë qenë gjithsej.
Drejtori i kësaj drejtorie, Salif Fazliu, në një konferencë me gazetarë, ka thënë se viti 2019 mund të cilësohet shumë i suksesshëm në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
“Janë vetëm 129 kërkesa që janë në proces të vitit të kaluar, të cilat janë brenda afatit ligjor. Kërkesat kanë qenë kryesisht për regjistrimin e të drejtave pronësore, intabulimin e hipotekave bankare, regjistrimin e masës së përkohshme të sigurisë, regjistrimin e barrave tatimore, regjistrimin e vendimeve përfunditmare të shpronësimit, regjistrimin e të drejtës së servitutit, si dhe shumë shërbime të tjera kadastrale dhe gjeodezike”, ka deklaruar Fazliu.
Ndërkaq, sipas Fazliut, një punë e jashtëzakonshme është në pajisjen e qyetatërve me dokumentacionin kadastral, siç janë certifikatat e pronës, të gjendjes ekonomike dhe kopjet e planit.
“Gjatë vitit 2019 janë lëshuar gjithsej 18 mijë e 653 certifikaka dhe kopje te planit. Ka qenë një vlug i jashtëzakonshëm i kërkesave të qytetarëve për këto dokumente, sidomos gjatë kohës dhënies së subvencioneve të bujqësisë dhe në kohën kur i kemi pushimet e bashkatdhetarëve në vendlindje”, ka thënë drejtori i DGJKP, Salih Fazliu.
Fazliu, në fund, ka deklaruar se objektivë e kësaj Drejtorie është identifikimi i pronave të braktisura nga pronarët dhe subjektet e ndryshme juridike, të cilët nuk kanë trashëgimtarë.
“Këto prona, sipas ligjit mbi pronësinë, konsiderohen prona komunale, të cilat do t’i regjistrojmë në emër të Komunës”, ka përfunduar Fazliu.