DYLON

Policia e Kosovës stacioni në Kamenicë prezanton raportin vjetor të vitit 2019

Policia e Kosovës stacioni në Kamenicë prezanton raportin vjetor të vitit 2019
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës stacioni në Kamenicë  ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2019, duke treguar se viti që lamë pas ka qenë një vit i suksesshëm për angazhimet e policisë në Kamenicë.

Pjesëmarrës gjatë prezantimit të punës ishte edhe Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati i cili pas përmbledhjes së raportit nga komandati i stacionit Policor në Kamenicë, Florim Klaiqi, e vlerësoi lartë punën e tyre sidomos në sigurinë publike duke mos pasur asnjë vrasje gjatë këtij viti.

“Ju falenderoj për punën e bërë, Kamenica nuk ka asnjë dallim nga vendet e tjera të Evropës, duke ofruar qetësi dhe siguri për qytetarët e saj, diçka që po më vjen mirë se është rritur raportimi i qytetarëve lidhur me dhunën në familje duke u ngritur vetëdija tek qytetarë dhe se së bashku do ta luftojmë këtë dukuri në shoqërinë tonë”, tha ai

EkoHigjiena

Kastrati po ashtu tregoi se komuna është shumë e kënaqur me punën e policisë dhe kjo është edhe arsyeja se pse qytetarët i besojnë policisë. Duke i uruar për punët e kryera ai i uroi edhe një vit edhe më të suksesshëm.

Ndërkaq Komandanti Florim Klaiqi, falënderoi stafin policor për punën dhe angazhimin brenda një viti, po ashtu edhe kryetarin Kastrati për bashkëpunimin e mirë në mes të këtyre dy instititucioneve.

E, Kolonele Elmina Mahmuti, Drejtoreshë Rajonale e Policisë në Gjilanit, punën e stacionit policor të Kamenicës e cilësoi si një ndër më të mirën në regjion.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.