Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka zgjedhur sot kryesinë e re, e pjesë e saj është edhe Faton Bislimi i cili është shprehur mirënjohës për këtë besim që e mori nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.
“Sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, jam zgjedhë anëtar i Kryesisë së LDK-së, me propozim të Kryetarit Dr. Abdixhiku. Mirënjohës për besimin e i përkushtuar ndaj përgjegjësisë, uroj që bashkërisht të kthejmë Lidhjen tonë aty ku e meriton vendi, qytetarët dhe aktivistët tanë”, ka thënë Bislimi, transmeton 2LONLINE.com.
Sipas tij, vetëm një mendësi e re e vlerësimit korrekt, sakrificës individuale për të mirën e përbashkët, respektit për të shkuarën dhe vizionit të mirëqenë për të ardhmen, do t’i hap LDK-së, rrugën drejt sukseseve të ardhshme. /2LONLINE.com/