DYLON

Vajzat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kampione të Kosovës në basketboll

Vajzat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kampione të Kosovës në basketboll
Avatar photo Redaksia

Në Komunën e Gjilanit janë mbajtur sot garat e nxënëseve të shkollave të mesme të Republikës së Kosovës, me një pjesëmarrje nga të gjitha Komunat e Kosovës dhe kampion të Kosovës janë shpallur vajzat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani.

Në hapje të garës të pranishmit i ka përshëndetur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili ka uruar të gjithë sportistët, mësimdhënësit e edukatës fizike dhe shkollat pjesëmarrëse duke theksuar se sporti po dëshmohet vazhdimisht se është përfaqësuesi më i mirë i vendit në rajon dhe në botë.

EkoHigjiena

“Sot jemi të nderuar që pikërisht në Gjilan organizohen garat e basketbollit të femrave. Është shumë i rëndësishëm përkushtimi për sportin dhe veçanërisht mbështetjen e femrave-nxënëseve që ato këtë rrugëtim të mos e ndalin në asnjë moment. Të rinjtë janë fuqia e vendit dhe kjo shihet nga përgatitja shumë e madhe që sot tregohet në palestrën e sporteve”, ka thënë nënkryetari, Ismajli në fjalën e tij.

Garat janë organizuar nga Shoqata e Pedagogëve të Sportit në kuadër të Sportit Shkollor dhe kanë marrë pjesë ekipet e shkollave nga qytete të ndryshme të Kosovës, të cilat kanë fituar në garat në rajonet e tyre.

Fillimisht nxënëset e Gjilanit ishin fituese ndaj rajonit të Ferizajt, më pas edhe ato nga Rajoni i Pejës, gjegjësisht ekipin nga shkolla e Istogut dhe në finale vajzat gjilanase mundën ekipin nga Gjakova me rezultat 40:14.

Rezultatet:

Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” Ferizaj – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” Gjilan  9:21

Shkolla e Mesme e Lartë “Haxhi Zeka” Istog – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” Gjilan 16:30

Shkolla e Mesme e Lartë “Hajdar Dushi” Gjakovë – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” Gjilan 14:40

Ekipi i vajzave që është udhëhequr nga kryetrajneri Selami Haziri kishte këtë përbërje:

Anesa Korça

Anilë Selamani

Ëmbla Rashiti

Zyhrije Pireva

Olta Zymberi

Viola Syla

Valma Hoxha

Malona Leka.

Medaljet ekipit fitues ua ndau Afrim Selimi, kryetar i Sportit Shkollor në Gjilan, kurse kupën ua ndau basketbollisti i mirënjohur kosovar Fikret Shatri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.