Kryesia e Llapit së bashku me kryetrajnerin kanë lëshuar shtëpitë për t’i strehuar pesë familje në nevojë.
Kryetari i klubit Beqir Batatina së bashku me Nënkryetarin, Amrush Batatina, Drejtorin Ekzekutiv, Bejtush Batatina dhe Kryetrajnerin, Tahir Batatina do t’i lëshojnë shtëpitë e tyre.
Ky është njoftimi i KF Llapit:
NJOFTIM ME RËNDËSI
Duke parë gjendjen emergjente të vëllezërve dhe motrave tona në Shqipëri, përveç që gjatë gjithë ditës së bashku me tifogrupin “Legjendat” grumbulluam sasi të madhe të ushqimit, veshmbathjeve dhe mjeteve higjenike, Kryetari i klubit Beqir Batatina së bashku me Nënkryetarin Amrush Batatina, Drejtorin Ekzekutiv Bejtush Batatina dhe Kryetrajnerin Tahir Batatina, lirojnë 5 shtëpi për tu strehuar familjet të cilat kanë nevojë pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.
Familja e madhe llapjane, Batatina që njihet mirë nga të gjithë për bamirësi e ndihmesa të shumta të nevojtarëve, hap përsëri zemrën dhe është në gjendje gadishmërie për çdo familje që ka nevojë dhe dëshiron të strehohet në shtëpitë e tyre.
Gjithmonë si klub, si kryesi dhe familje Batatina, do jemi në shërbim të atdheut e Kombit Shqipëtar sa herë që do të jetë nevoja.
Numri kontaktues për çdo informacion: 044 283 395