Pas tërmetit në Shqipëri, këngëtari italian organizon koncert bamirësie

Pas tërmetit në Shqipëri, këngëtari italian organizon koncert bamirësie

Këngëtari i njohur italian, Enzo Ghinazzi, këngëtari italian, i njohur me emrin e artit Pupo, do të zhvillojë një koncert bamirësie për të ndihmuar shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Pupo ka shkruar në rrjetin social Facebook se ai ndodhet pranë popullit shqiptarë në këto momente të vështira.

“Kam punuar në Shqipëri dhe kam njohur forcën, besnikërinë, bujarinë e popullit shqiptar. T’i bëjmë ta ndjejnë gjithë miqësinë e afërsinë tonë në këtë moment të tmerrshëm”, shkruan Pupo.

“Jam gati të zhvilloj një koncert dhe të gjitha të ardhurat të shkojnë për atë popull me të cilin jetova gjashtë muaj”.

KOMENTE