Sipas të dhënave të “Exit pollit” të realizuar ekskluzivisht në “Klan Kosova”, në Gjilan ka fituar kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri ndaj kandidatit të Vetëvendosjes Sami Kurteshi.
Sipas këtyre të dhënave Lutfi Haziri ka 65.8 për qind ndërsa Sami Kurteshi 34.2 për qind.
Pra sipas këtij exit-polli, Lutfi Haziri, pritet të jetë fitues i garës për kryetar të Komunës, ndërsa rezultatet zyrtare shpallen nga KQZ-ja.