“Sport Club “Gjilani”, njofton se ka arritur marrëveshje me ish-portierin e skuadrës, Etrit Gagica, i cili do të jetë trajner i portierëve në kategoritë e reja në shkollën e futbollit të klubit tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të SC Gjilani.
Etrit Gagica, ishte portier i skuadrës së Gjilanit për 5 vite, ai gjithashtu ishte pjesë e kategorive të reja në ekipin tonë, ku e njeh mjaft mirë punën dhe organikën e skuadrës sonë.
“Rikujtojmë se synimet e klubit tonë janë që të ofrojë brenda akademisë sonë ish-futbollistë dhe për të nxjerrur sa më shumë kuadro në ekipet zingjirë të kategorive të reja”.
“Klubi i dëshiron mirëseardhje Etrit Gagicës duke i dëshiruar shumë suksese në karrierën e tijë si trajner, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. /2LONLINE.com/