DYLON

Kadriu: Përfundimisht Gjilani në këtë vit siguron 24 orë furnizim me ujë

Kadriu: Përfundimisht Gjilani në këtë vit siguron 24 orë furnizim me ujë
Avatar photo Redaksia

“Sot, në cilësinë e koordinatorit nga ministria Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), zhvillova një takim virtual me përfaqësues të Bankës Botërore ku diskutuam hapat dhe formën e aktiviteteve që duhet ndjekur për implementimin e kredisë në vlerë prej 25 milionë euro”, ka thënë zëvendësministri Rexhep Kadriu, transmeton Portali 2LONLINE.com

Ai shtoi se MEA është duke përzgjedhur ekipin menaxhues të projektit si dhe dokumentacionin e nevojshëm për shpalljen e ofertës për studimin e fizibilitetit gjeomekanin të lokacionit në fshatin Desivojcë të Komunës së Kamenicës për ndërtimin e digës përmes së cilës do të furnizohet Kamenica, Ranillugu, dhe Gjilani me ujë të pijshëm.

EkoHigjiena

“Është paraparë që nga Desivojca të mbushet sipas nevojës Penda e Përlepnicës. Si komponentë shtesë për Gjilanin do të jetë edhe rikonstruimi i rrjetit të ujësjellësit dhe ndërrimi i gypave të azbestit si dhe vendosja e rrjetit aty ku nuk ka. Vlera e këtij komponenti arrinë në 10 milionë euro”, thotë zëvendësministri Kadriu.

Sipas tij, MEA në bashkëpunim me Hidromoravën dhe kryetarët e Komunave të Kamenicës dhe Gjilanit, kanë për synim final që ky projekt të jetësohet këtë verë në mënyrë që qytetarët e të dyja komunave të kenë furnizim me ujë të pijshëm 24/7.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.