Është realizuar ceremonia e certifikimit të kursantëve të Kursit Kualifikues për Forca Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në ceremoni të pranishëm ishin Ministri i Mbrojtjes Z.Ejup Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari së bashku me oficerë të lartë nga shtabi i përgjithëshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me rastin e ceremonisë, të dy uruan kursantët për arritjet e tyre si dhe shprehën gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për zhvillimin e këtyre kapaciteteve tejet të rëndësishëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës, njofton FSK. /2LONLINE/