Pas 25 vitesh përvojë pune, sot është pensionuar Dr. Hajredin Myrtaj, specialist i Pedodoncisë pranë shërbimit të Stomatologjisë në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi“ , Gjilan.
Dr. Hajredin Myrtaj, veprimtarinë e tij e filloi qysh nga vitet 89-90. Pauzoi nga institucionet mbi 10 vite, shkaku i dëbimeve të profesionistëve shëndetësor të asaj kohe. Rikthehet në vitin 2000 për të vazhduar shkollimin pas universitar specialistik deri më 2004, ku pastaj shërbeu në institucionin e QKMF-se në Komunën e Gjilanit deri në vitin 2024.
I shquar për qëndrueshmëri, profesionalizëm dhe korrektësi, sot në një ceremoni solemne në prezencë të stafit Menaxhus të QKMF-së, shërbimit të Stomatologjisë dhe familjës Myrtaj, u përcoll me urime dhe mirënjohje të thellë për kontributin ndaj qytetarëve!
I urojmë shëndet dhe mirëqenie!
/Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare Gjilan QKMF/