/Haziri është anëtar i Komisionit të Aksionarëve të “Eco-Higjiena”- Gjilan. Ky është diskutimi i tij në Kuvendin Komunal të Gjilanit, në seancën e jashtëzakonshme, ku u debatua në lidhje me problemet në kompaninë në fjalë/
*Unë para se të filloj në lidhje me paraqitjen e disa çështjeve që kanë të bëjnë me raportet zyrtare të kompanisë “ Ecohigjiena” Sh.P.K , së pari ju bëjë me dije se prania e z. Gerhard Dummer është e pakapshme për mua dhe shumë të tjerë! Nuk e di se kënd e përfaqëson dhe cili është roli I tij ne kompani. Unë po befasohem se qe nga data 01.02.2017 Gerhard Dummer qenka vet-emëruar në rolin e Drejtorit të Bordit, unë nuk e di se është mbajtur një takim nga ana e bordit të drejtorëve, por sa i përket këtyre çështjeve në lidhje me emërimin e një anëtari të bordit duke u bazuar në statutin e kompanisë, neni 10, drejtori i shoqërisë në kuadër te kompetencave të tija nuk mundet ti jep personit tjetër autorizime me shkrim për përfaqësim të shoqërisë pa pëlqimin e themeluesve-aksionareve, pra të luaj rolin e drejtorit. Këta zotërinj po luajnë lojërat e ping-pong-ut e çka nënkupton në kundërshtim me statutin e kësaj kompanie.
Kemi obligim ligjor të ju njoftoj zyrtarisht në lidhje me situatën në kompaninë “Ecohigjinea” Sh.P.K , ku gjendja financiare e kësaj kompanie është jo e mirë. Pjesa publike dhe ne si përfaqësues të partnerit publik, që nga dita e parë jemi mundur të sigurojmë informacione ne lidhje me afarizmin e kësaj kompanie, duke kërkuar informata nga kompania nga administrata tatimore në Gjilan për borxhet e kompanisë “Ecohigjiena” nga që nga fillimi i implementimi, viti 2012 deri më 31.12.2014 obligim në shumë prej 645,350.36 € sipas Raportit të Kontrollit nga ATK, çka jep me kuptuar se mungojnë edhe investimet siç janë të përcaktuara me marrëveshjen e PPP. Ndërsa z. Dummer pohon se paske investuar në rregullimin- ndërtimin e objektit të ri 300,000.00 €, kjo nuk qëndron sepse ndërtimi i objektit të ri është bërë nga Grandi Qeveritar i Republikës së Kosovës, në shumë prej 169,615.55 €, donacion për ish KRM,Higjiena sh.a. Objekti ishte i përfunduar para se të hyhet në PPP, Qeveria e Republikës së Kosovës në vitin 2012 ka ndarë grandin prej 75,000.00€ për rregullimin mbulojës- Garazheve për automjete e ish KRM “Higjiena “sh.a.
Gerhard Dummer është dashur sot të tregoj se sa e ka dëmtuar kapitali publik dhe sa ka përfitime partnerit privat ne lidhje me këtë PPP. Unë, po paraqes disa nga këto:
Qiraja për dy automjete të sjellura nga partneri privat, pjesa publike paguan qira mujore prej 2,320.00€ X 3 vite total 83,520€ , këto asete janë të regjistruara në biznesin “Ecovizion” sh.p.k ku pronar është z,Senada Ramaj
Gerhard Dummer për 3 vite në cilësinë e ekspertit për zhvillimin e Biznesit gjithsej 91,111.15 €, pa pëlqimin dhe pa aprovimin e askujt vetëm sipas tekeve dhe ne kundërshtim me marrëveshjen e PPP.
Shitja e aseteve apo kapitali publik të ish kompanisë KRM “Higjiena” sh.a, sipas shënimeve që posedojnë në kontabiliteti vlera e tyre ishte 180,000.00€ ndërsa këto asete janë shitur nëpër deponitë për grumbullimin e hekurit vetëm për 0.23 cent dhe këto mjete nuk janë deponuar në arkën e kompanisë. Sa i përket kësaj çështje edhe organet e drejtësisë e kanë konfirmuar se partneri privat ka shitur automjetet e partnerit publik, ndërsa investitori apo partneri privat ka shitur edhe 4 automjete në njësinë punuese në Viti, ka shitur kontejnerët 1 makinë për fshirjen e trotuarit etj, sipas organeve të drejtësisë shuma totale vetëm në K,Vitisë është mbi 70,000.00€
Ky partneritet PP, në mos përmbushjen e e marrëveshjes në lidhje me investimin i ka kushtuar shume komunës së Gjilanit dhe kompanisë, humbjet janë te mëdha më shumë se që po mendojmë. Partneri privat lëre që nuk ka investuar, por ka keqpërdor edhe atë kapital që e ka gjetur. Unë po e them me përgjegjësi të plot, bazuar në raportet zyrtare se nga kjo vetëm z,Gerhard Dummer dhe Senad Ramaj kanë keqpërdor detyrën zyrtare po të njëjtit kanë dëmtuar pjesën publike në shumë prej 174,631.15 € e qe nënkuptohen si përfitime nga partneri privat, ndërsa ka futur kompaninë në obligime sidomos ndajë ATK-së ku janë afër 800,000.00€ (duke llogaritur mospagesa, ndëshkimet në vonesat rreth deklarimeve të Ts-së, etj. Vlen të theksohet se deri me datë 01.12.2012 në llogaria bankare të Ecovizionit sh.p.k janë transferuar 100,000.00€, nga llogarit e KRM “Higjiena” sh.a në lidhje me garancionin që është dashtë ta bëjë partneri privatë, ndërsa tani këtyre mjeteve nuk iu dihet fati.
Çështja e huazimeve, mjete që janë të lidhura me KRM “Higjiena” Sh.A, të marra në menyë kundërligjore dhe janë të përvetësuara nga “Ecovizion” Sh.P.K, pronar i së cilës është Senad Ramaj dhe të evidentuara në mënyrë fiktive në “Ecohigjiena” Sh.P.K, e të cilat tani z. Senad Ramaj po i transferon në llogarinë personale gradualisht.
Këto fakte ekzistojnë si në raportet e nxjerra brenda kompanisë ashtu edhe ne raportin e auditorit të jashtëm dhe në raportin e auditorit të jashtëm ku kemi edhe mohim të opinionit për shkak të kufizimit të hapësirës së veprimit ne lidhje me sigurimin e informacionit financiar për vitet përkatëse, pikërisht këto gjera janë bërë nga ana e Gerhard Dummer dhe Senad Ramaj.