Në Roganë të Dardanës është bërë zbulimi i bustit të Dëshmorit të Kombit Nevzad Balë Kryeziu. Në zbulimin e bustit ishin të pranishëm familjet e Dëshmorëve, invalid, veteran të luftës së UÇK-së dhe qytetarë.
Paraprakisht, u mbajt një fjalë e rasti që I është kushtuar jetës së dëshmorit të Kombit, Nevzad Balë Kryeziut, ku në këtë rast është foluar për heroizmin dhe rezistencën që bëri ndaj armikut.
Fjalën e rastit, për jetën dhe veprimtarinë e dëshmorit dhe prezantimin e të pranishmëve e bëri Florim Kryeziu.
Në emër të familjes foli, djali Bajram Kryeziu i cili falënderoi të pranishmit të cilët na nderuan.
Për ndërtimin e bustit është kujdesuar dhe është financuar nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës(AMKMK), ndërsa autor është skulptori Agron Blakçori.
Dëshmori Nevzad Kryeziu pas një rezistence, ra heorikisht më 11 maj 1999 në përballje me forcat serbe. /2LONLINE/