DYLON

Komuna e Gjilanit nderon veprën heroike të dëshmorit Agim Rushiti, në 34-vjetorin e rënies

Komuna e Gjilanit nderon veprën heroike të dëshmorit Agim Rushiti, në 34-vjetorin e rënies
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, së bashku me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe te busti i dëshmorit Agim Rushiti, në oborrin e spitalit të përgjithshëm, në 34-vjetorin e rënies.

Nënkryetarja Morina Bunjaku, e cila ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni, ka thënë se do t’i përkujtojnë gjithmonë ata që e deshën atdheun dhe u sakrifikuan për të.

EkoHigjiena

“Si çdo vit edhe këtë vit bëmë homazhe për të nderuar dhe respektuar rënien veprën heroike të Agim Rushitit, i cili ra dëshmor në vitin 1989. I përkujtojmë ata që e deshën atdheun dhe u sakrifikuan për të dhe e jemi të përkushtuar që amanetin e tyre ta bëjmë realitet, duke punuar dhe zhvilluar vendin”, ka thënë nënkryetarja Morina Bunjaku. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.