DYLON

Ministri Mehaj viziton familjen e dëshmorit, Ibrahim Uruqi nga Bresalci i Gjilanit

Ministri Mehaj viziton familjen e dëshmorit, Ibrahim Uruqi nga Bresalci i Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Të jetosh për atdheun dhe në shërbim të tij, atëherë jeta merr kuptimin e saj të vërtetë. Kështu ishte Ibrahimi, ai qysh herë filloi me aktivitetin e tij, që nga shkrimi i parullave, pastaj protesta dhe demonstrata e deri tek kyçja në UÇK. E gjithë veprimtaria e tij për një qëllim, për Kosovën e lirë”.

Kështu ka thënë, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka vizituar familjen e dëshmorit, Ibrahim Uruqi nga Bresalci i Gjilanit.

EkoHigjiena

“Janë pikërisht njerëzit sikur Ibrahimi që me shembullin e tyre na treguan e mësuan se si sakrifikohet për atdheun, duke i falë gjithçka atij, e duke mos kërkuar asgjë. Kjo është dashuria ndaj atdheut.  Të biesh heroikisht për lirinë e popullit tënd është fundi më krenar që mund të kesh.  Lavdi Ibrahimit dhe gjithë dëshmorëve të kombit”, ka thënë ministri Mehaj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.