“Përkundër shumë ofertave që kishte edhe një nga lojtarët më të mirë në Kosovë në pozitën e qendrës, i qëndron besnik klubit te qytetit duke vazhduar të luajë edhe për një sezon me ngjyrat Bardh e Kaltër”, thuhet në komunikatën zyrtare të Klubit të volejbollit Drita.
Klubi gjilanas ka bërë me dije se “Daja” aktualisht është edhe pjesë e Kombëtares A të Kosovës duke qenë padiskutim një nga lojtaret më të mirë.
“Ai është nga brezi i ri i lojtarëve më të mirë që vije nga skuadra e Dritës”, thuhet në komunikatë. /2LONLINE/