DYLON

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në krye me Toger Aldi Blyta.

Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth zhvillimeve e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, për gjendjen e sigurisë si dhe për përgatitjet e komunës në raste emergjente, përfshirë këtu edhe të fatkeqësive natyrore.

EkoHigjiena

Në këtë takim kryetari Haliti, i ka njoftuar ata lidhur me bashkëjetesën dhe harmoninë ndër etnike dhe ndër fetare në këtë komunë.

Ai po ashtu i njoftoi ata edhe me aktivitetet e komunës, jo vetëm në fushën e sigurisë por edhe të projekteve të ndryshme që kanë për synim përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve pa dallime.

Haliti theksoi edhe bashkëpunimin që ka kjo komunë me institucione të ndryshme në fushën e sigurisë duke përmendur edhe bashkëpunimet me institucionet jashtë Kosovës dhe ndihmës që ata kanë dhënë për Vitinë, në veçanti për Zjarrfikësit dhe sektorin e Emergjencave të cilët jo vetëm që e mbulojnë territorin e komunës së Vitisë por shpeshherë edhe të komunës fqinje, Kllokotit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.