Këngëtarja shqiptare që po ndërton karrierë ndërkombëtare, Era Istrefi, ka qenë një prej artistëve të ftuar në ceremoninë hapëse të Arenës Kombëtare, “Air Albania Stadium”.
Loja e parë debutuese në stadiumin e ri u zhvillua ndërmjet Shqipërisë dhe Francës që shënoi njëherësh edhe inaugurimin e arenës së re.
Era performoi e shoqëruar me koreografi hitin e saj, “Live It Up”, të cilin e kishte realizuar në bashkëpunim me Nicky Jam dhe Will Smith për Kampionatin Botëror të vitit 2018.