DYLON

UEFA nuk licencon “Arenën Kombëtare”, shkak hapësira e kufizuar për media

UEFA nuk licencon “Arenën Kombëtare”, shkak hapësira e kufizuar për media
Avatar photo Elife Sherifi

Nëse FSHF dëshiron që të zhvillojë ndeshjen ndaj Francës në nëntor në “Arenën Kombëtare”, do t’i duhet që me urgjencë të bëjë ndryshime të mëdha në impiant e të ofrojë kushte më të përshtatshme për mediat dhe transmetimin televiziv.

Kjo ka qenë një nga detyrat kryesore që inspektimi i fundit UEFA-s u ka lënë drejtuesve të FSHF-së, duke u bërë të qartë se situata aktuale nuk përputhej me kërkesat minimale që duhet të plotësojë për të siguruar licencimin për këtë sfidë.

Sipas RTSH, në inspektimin e fundit, UEFA ka konstatuar se vendet e caktuara për kamerat e transmetimit në tribuna nuk ishin të përshtatshme, për një sinjal të pastër transmetimi.

EkoHigjiena

Gjithashtu, vendet e komentatorëve të ndeshjeve si dhe të mediave, nuk kishin të gjitha shikueshmëri të qartë të asaj që ndodhte në fushën e lojës.

FSHF i kishte kaluar në plan të dytë këto gjëra, por për UEFA-n, ato janë shumë të rëndësishme në mënyrë që të shesë sa më mirë produktin e saj.

Ndaj ajo ka lënë si detyrë që të bëhen sa më shpejt korrigjimet e këtyre gabimeve në planin e FSHF-së, për të bërë të mundur që gjithçka të jetë gati për ndeshjen e nëntorit.