Këngëtarja kosovare me famë botërore, Era Istrefi së fundmi ishte në Kosovë për realizimin e një projekti muzikor.
Disa ditë më parë ishte në Kosovës për të xhiruar së bashku me motrën e saj, Nora Istefin këngën e tyre të re. Pas këtyre xhirimeve Era është zhvendosur në SHBA për të vazhduar me projektet e saj të reja.
Këngëtarja përmes Instagram-it ka njoftuar se tashmë do të sjellë edhe një këngë të re të titulluar “Selfish”. Ajo për ndjekësit e saj ka ndarë disa sekuenca nga xhirimi i videoklipit.