DYLON

Sopranoja kosovare shkëlqen në Tiranë

Sopranoja kosovare shkëlqen në Tiranë
Avatar photo Elife Sherifi

Mbrëmë Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar mbajti koncertin e saj të radhës i cili u dirigjua nga dirigjentit Jetmir Barbullushi.

Sopranoja Adelina Paloja nga Kosova dhe pianisti Kosti Deti ishin solistët e kësaj mbrëmje. Paloja edhe më parë ka perfomuar me këtë orkestër mirëpo kjo ishte hera e parë ku ajo pati një gjysmë recital. Ftesën nga kjo orkestër e ka mirëpritur sopranoja Adelina Paloja e cila është ndjerë e privilegjuar.

Kjo mbrëmje solli para publikut një laramani veprash përmes kompozitorëve si:  Prenk Jakova, Alfredo Catalani, Aram Khachaturian, Antonin Dvorak, Frederick Loewe, List e Tchaikovsky./Kultplus.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.